ShowBiz

Arbenita Ismajli reagon ashpër ndaj paragjykimeve të njerëzve: Nganjëherë më vjen turp që jam shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar ashpër me një postim të shpërndarë në InstaStory.Kjo pasi ndjekësit që mban në rrjete sociale e kanë paragjykuar për një video të fundit, ku po mbante diçka në duar.

Në shkrimin e hedhur në Instagram, ajo thotë se nganjëherë i vjen turp që është shqiptare, për shkak të këtyre personave.

“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, edhe e pyeti veten përse shumica e popujve tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, veç punët e mia i shikoj, nuk i bëj keq askujt me marrë kaq shumë urrejtje prej vëllezërve/motrave shqiptare. Marre”, u shpreh ajo.

Modelja nga Kumanova tutje shtoi: “Ma keni shpifur, kurrë nuk do të bëheni burra shqiptarë ju, marre ju qoftë. Si me qenë serbë, nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë motër, teze e dikujt, Marrë more tmerr vetëm për marrëdhënie intime mendoni. Të degjeneruar”.

Linku: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/?hl=en