Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me regjisorin, greko-francez, Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë.
Këngëtarja 28-vjeçare dhe i dashuri i saj 42-vjeç kanë shijuar një darkë nën dritën e hënës në restorantin Juntos House ku iu bashkuan nëna e saj Anesa dhe babai Dukagjini, shkruan DailyMail.
Dua dukej e bujshme për natën jashtë, teksa u shfaq në një fustan të bardhë.
Duke lënë flokët e saj brune të lirohen poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” veshi gjithashtu një palë këpucë të bardha.
Romain, i cili është një regjisor i plot videove muzikore, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.
Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjini kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjinin, 17 vjeç.
“Prindërit e saj jetuan nëpër Kosovë dhe Bosnjë deri në vitin 1992 kur u transferuan në Londër pas fillimit të Luftës së Bosnjës”, shkruan tutje mediumi britanik.
Dua ka qenë në lidhje me të dashurin e saj Romain që në fillim të këtij viti dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit.
Çifti u lidh për herë të parë në mars, kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.