Meri Dishnica është një emër i veçantë në botën e artit. Ajo është skenariste dhe regjisore me përvojë në psikologji. Pothuajse pas nje dekadë nga libri i saj i parë me poezi, ajo vjen me një libër të veçantë, me nje permbledhje shenimesh, qe ajo me modesti i quan minimale. Libri ka ngjallur një super kuriozitet tek lexuesit ku në një kohë të shkurtër numëron një numër të konsiderueshëm shitjesh.
Por çfarë e bën të veçantë librin e Merit dhe pse është një rekomandim i denjë për të apasionuarit pas leximit?
Prirja drejt mendimit të thellë mbi preokupimet e mëdha të qenies njerëzore sot e bën autoren dhe librin e saj të preferuarin e audiencës që dine të selektojnë mes zhurmes se produkteve komerciale. Autorja synon të komunikojë me lexuesin që ka interes për krijimtarinë serioze dhe autentike, të thellë, e larg klisheve.
Po ku mund ta gjejmë librin Shënime Minimale?
Libri është publikuar në muajin Korrik i botuar nga Shtëpia Botuese Onufri dhe për të gjithë ata që janë të interesuar e gjejnë në linkun më poshtë në një vlerë minimaliste prej 1000 lekë.
https://onufri.com/bli/shenime-minimale/
Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth autores Meri Dishnica më poshtë zbuloni pak nga puzzel-i i jetës së saj artistike.
Që nga viti 2019 ajo është e angazhuar në kërkim të kryqëzimeve të reja midis imazhit dhe zërit, lëvizjes dhe hapësirës, në rrugën për të vizualizuar idetë e saj. Veprat e saj artistike, të cilat përfshijnë poema kinematografike dhe filma eksperimentalë, kanë fituar njohje në disa festivale ndërkombëtare të filmit të pavarur. Në vitin 2020 ajo nis një karrierë nderkombetare si lexuese dhe vleresuese skenaresh (script reader); nga bashkepunimet e saj me te rendesishme si script-reader mund te permendim ate me RatPac Entertainment si edhe me Piano B Produzioni [IT} me te cilet ka prodhuar edhe filmin e saj te pare “Bubbles” si regjizore dhe skenariste.
Linku:
https://www.instagram.com/p/CucShjfopSK/?img_index=1
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meri_dishnica/