ShowBiz

Anderson Cooper s’e ka harruar akoma vallëzimin “e tmerrshëm” me Madonna-n

Gazetari amerikan, Anderson Cooper ka ndjenja të përziera për kohën kur ndau shkurtimisht një skenë me këngëtaren ikonike, Madonna.

Prezantuesi i mediumit CNN ishte në audiencë në Qendrën Barclays në Brooklyn në vitin 2015 kur mbretëresha e popit e solli në skenë për një kërcim gjatë performancës së saj të turneut “Rebel Heart”.

Ndërsa flisnin me Kelly Ripa për një episod të fundit të podcast-it të saj “Let’s Talk Off Camera”, dy miqtë ndanë një të qeshur për ndrojtjen e Cooper në skenë.

Jam i mërzitur”, tha Cooper.

“Domethënë, më pëlqeu e gjithë ideja, por më pëlqen përvoja e saj. Nuk më pëlqen videoja që ekziston për të, realiteti”, shtoi ai.

Madonna e ngriti Cooper-in, teksa performonte hitin “Unapologetic Bitch”, duke e drejtuar atë përpara turmës.

“Nuk e dija se çfarë dreqin po ndodhte. Isha i tmerrshëm. Kam kërcyer tmerrësisht”, tha Cooper, duke shtuar se ajo është e natyrshme në skenë.

“Ne të gjithë i shikojmë njerëzit duke performuar në këto skena dhe sikur e bëjnë të duket sikur është kaq e natyrshme dhe normale”, tha ai.

Madonna i pati dhuruar atij një banane në një moment gjatë performancës.

“E hap dhe filloj ta qëroj dhe të ha bananen, dhe më pas krejt papritur filloj të ulem në këtë ashensor të vogël elektronik që zhduket në skenë ashtu si ha këtë banane”, kujton Cooper.

“Une nuk e di. Deri më sot, nuk e di se çfarë ka ndodhur”, shtoi ai tutje mes të qeshurave.

Linku: https://ew.com/music/anderson-cooper-recalls-madonna-spanking-humping-him-on-stage/ Foto: https://www.instagram.com/madonna/?hl=en