Kohët ndryshojnë, qasja teknologjike evoluon, por ka disa gjëra që mbeten të pandryshuara kur vjen puna tek përdorimi i rrjeteve sociale: mania për të qenë toksikë.
Shpesh e gjejmë veten përballë një komenti të papritur në Instagram dhe nuk dimë si të veprojmë. Përpiqemi të zbulojmë arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi, por e kotë.
Ekspertët janë këtu për të treguar disa komente që duhet të shmangësh në rrjete sociale:
Nëse nga njëra anë Instagrami na lejon të marrim trendet e fundit të markave dhe njerëzve që na pëlqejnë, nga ana tjetër ka një kufi për çdo gjë. Shumica e komenteve negative në Instagram janë ankesa nga klientët e pakënaqur.
Është një sistem i shpejtë dhe i thjeshtë jo vetëm për t’u vënë re nga kompania, e cila duke parë komentin negativ që thuhet publikisht merr masa për zgjidhjen e problemit. Është gjithashtu një metodë efektive për t’u bërë të ditur konsumatorëve të tjerë se diçka ka shkuar keq.
Ankesat janë një mjet i fuqishëm që mund të dëmtojë një markë dhe duhet të përdoret me mençuri. Ne mësojmë t’i përdorim ankesat si aleat dhe jo si rrugëdalje.
Shmangni në Instagram: komentet e urrejtjes
Urrejtja është një aleat i çmendur. Ka të gjitha ngjyrat, aromat dhe shijet e botës. Ksenofobia, turpi nga linjat trupore dhe gjuha e urrejtjes nuk shmangen vetëm në rrjetet sociale: ato duhen shmangur gjithmonë.
Mos harroni se çdo gjë që thoni në mediat sociale do të qëndrojë aty. Nuk ka rëndësi nëse e fshini, dikush më i shkathët se ju e ka bërë screenshot. Çfarëdo që keni thënë ose bërë në rrjetet sociale, me siguri do të qëndrojë diku dhe do t’ju ndjekë. Urrejtja ka këtë zakon: ajo përndjek!
Linku: https://nealschaffer.com/what-not-to-do-instagram/
Foto: Freepek.com