Rita Ora shfaqet me fustan të tejdukshëm dhe pa të brendshme në Venecia
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ishte në Venecia dhe bëri një paraqitje joshëse me një fustan transparent.
Këngëtarja kishte zgjedhur të mbante veshur vetëm një palë të brendshme.
E njohur për dashurinë e saj ndaj transparencave, Rita Ora zgjodhi një fustan të gjatë prej pëlhure të zezë transparente me mëngë të gjata. Në anën e djathtë ishte zbukuruar me një pëlhurë të bardhë, delikate që i ngjante një petali luleje, ndërsa në bel mbante një rrip diamanti.
Linku: https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en