Aktualitet

India mund të ndryshojë emrin!

Qeveria indiane, e udhëhequr nga Narendra Modi, ka të ngjarë të sjellë një rezolutë për ndryshimin e emrit zyrtar të Indisë në ‘Bharat’ gjatë seancës speciale të Parlamentit.

Kjo seancë është planifikuar në datat 18-22 shtator, sipas raportimeve të “Times Now”.

Udhëheqësi i Kongresit Jairam Ramesh konfirmoi gjithashtu se ftesat zyrtare për darkën e G20 nga Presidenti indian janë dërguar me emrin “Presidenti i Bharat” në vend të “Presidentit të Indisë”, siç do të procedohej zakonisht.

“Britanikët na e ndryshuan emrin nga Bharat në Indi. Sipas nenit 1, Kushtetuta thotë: ‘India, kjo është Bharat’. Vendi ynë njihet me emrin ‘Bharat’ për mijëra vjet … është emri i lashtë i këtij vendi dhe gjendet në tekstet e lashta sanskrite.

Emri ‘India’ u dha nga kolonialisti Raj dhe është kështu një simbol i skllavërisë. Emri Indi duhet të hiqet nga Kushtetuta”, është shprehur një prej deputetëve, Rajya Sabha.

Linku: https://www.reuters.com/world/india/is-india-changing-its-name-bharat-g20-invite-controversy-explained-2023-09-06/

Burimi i fotos: pexele.com