Poni së fundmi ka ardhur me një mesazh të veçantë për të gjitha vajzat që ndihen të pasigurta me pamjen e tyre dhe duan të bëjnë ndërhyrje.
Poni ka treguar se dhe vetë ka gabuar duke bërë një ndryshim në buzë dhe vetulla.
‘Foto 1 unë 18 vjeç: Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ) kur më pyesin ku e ke bërë hunden dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht siç kanë qenë.
Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CxC9TIZN2Sy/?img_index=1
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/poniii_official/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d3f296e0-9003-45a8-9bb3-a26f3325735e