Big Basta dhe Vesa Luma janë një nga çiftet më të këndshme të estradës. Për ta sot është një datë super e rëndësishme. Dyshja festojnë 8 vjetorin e martesës.
Në pothuajse një dekadë dashuri nuk ka munguar një dedikim i ëmbël nga Big Basta.
Krahas një poze së bashku këngëtari shkruan:
‘8 vjet martesë sot në 12 Shtator! Gati një dekade plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të.
Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë! Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, çka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua.’
Linku: https://www.instagram.com/bigbastazone/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbastazone/