Lifestyle

Lie Fake Cheat Word Concept

Mungesa e përqendrimit, normalitet apo një sëmundje e re mendore?

Me siguri nuk ju ndodh rrallë herë që të humbsini krejt pa pritur në mendime teksa jeni duke kryer një punë.

Madje kjo mund të ndodhë edhe kur nuk jeni duke bërë asgjë apo aktivitete të thjeshta si ecjet në natyrë. Po flasim pikërisht për përhumbjet në mendime që shpesh duken si një krejt proces natyral dhe i padëmshëm. Por së fundmi ekspertët psikiatër ngrenë shqetësimin se kjo po kthehet në një problem, madje në një sëmundje të vërtetë të njohur si “çrregullimi i përqendrimit”.

Si qëndron e vërteta?

Duke qenë se janë të ngjashme edhe me sindroma apo sëmundje të tjera, komuniteti mjekësor ka ende ndarje përsa i përket diagnostikimit të kësaj gjendje në një sëmundje më vete mendore.

Simptomat e kësaj gjendje shpesh shfaqen me lodhje, konfuzion të vazhdueshëm, ngadalësim i proceseve të përditshme dhe vështirësi të tjera psikofizike. Sipas ekspertëve ky shqetësim ka kohë që është shfaqur dhe shpesh është quajtur me emërtime të ndryshme

Disa prej tyre e shohin si një efekt anësor të sindromës ADHD, sëmundja e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit Ku personat vuajnë nga hiperaktiviteti dhe interaktiviteti i vazhdueshëm me të tjerët ose mjedisin përreth.

Shpërqendrimi i vazhdueshëm nga ana tjetër mund të jetë një shprehje e po kësaj sëmundje që shfaqet në këtë formë duke u mbyllur në mendime. Në një studim të bërë nga Universiteti Mjekësor i Virxhinias, psikologu Russel Barkley thotë të kundërtën. Në fakt ky veprim i trurit sipas Barkley është një shqetësim i ri që prek turin ndaj duhet diagnostikuar dhe trajtuar si i tillë. Gjithsesi për momentin mbetet ende jashtë emërtimit si një sëmundje mendore e veçantë.

Linku: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC9768910/

Foto: Freepek.com