Fakti që dashuria është e “verbër”, nuk është diçka e keqe në vetvete. Dashuria bazohet shpesh tek idealizimi. Në fazat e hershme të rënies në dashuri, ju e vendosni partnerin tuaj në një piedestal, dhe imagjinoni se ai është personi më i përsosur në botë, të paktën për ju.
Edhe pas fazës së muajit të mjaltit të një marrëdhënieje, ne duam të mendojmë më të mirën për partnerët tanë. Ne i duam ata pavarësisht papërsosmërive të tyre, pasi besojmë se cilësitë e tyre të mira, janë shumë më të mëdha sesa cilësitë e tyre të këqija. Dhe ndoshta me kalimin e kohës, cilësitë e këqija të partnerëve tanë do të ndreqen ose do të zbehen, ndërsa partnerët tanë mësojnë që të përmbushin potencialin e tyre të plotë.
Pranimi i papërsosmërive të partnerëve tanë, i huqeve dhe veseve të tyre, duket se është një përbërës thelbësor i marrëdhënieve të suksesshme afatgjata. Një marrëdhënie nuk do të funksiononte aspak në rast se partneri trajtohet si një njeri që nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm i mirë, pavarësisht se çfarë bën për t’ju bërë të lumtur.
Atëherë shtrohet pyetja se çfarë është mjaftueshëm e mirë në një marrëdhënie afatgjatë. A ka disa papërsosmëri, që nuk duhet t’i pranoni në një marrëdhënie afatgjatë, të cilat duhet të rregullohen sipas dëshirës tuaj, apo duhet të largoheni nga ai raport në vend se të përpiqeni t’i zgjidhni problemet?
Linku: https://www.verywellmind.com/how-to-leave-a-toxic-marriage-4091900
Foto: Freepek.com