ShowBiz

Nga amaneti i të ëmës tek arsyeja që u martua dy herë, Fiori Dardha prek me rrëfimin

Fiori Dardha është një emër mjaft i dashur për ekranet tona.

Si rrallë herë gazetarja ka ardhur me një intervistë të veçantë për Se Luan Topi. Në këtë dalje të saj nuk kanë munguar dhe lotët për shkak se janë prekur temat më të nxehta të jetës së saj.

Fiori ndër të tjera zbuloi se arsyeja që u martua dy herë ishte për t’i bërë qefin mamit të saj që në atë periudhë kishte një shëndet delikat.

Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.

Më pas mes lotësh Fiori tregoi se me motrën ka pasur gjithmonë një raport special por pas ndarjes nga jeta të mamit ajo është gjithçka për të.

Gazetarja tregoi se amaneti i fundit i të ëmës ishte se çfardo që të ndodhte dy vajzat e saj të ishin të pandara nga njëra-tjetra.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8xtOaIJWHDg

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Crv6t_6tfDa/?img_index=1