ShowBiz

Adrola Dushi flet për raportin me Capital T dhe jetën e saj sentimentale

Adrola Dushi dhe jeta e saj gjithmonë ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit si në aspektin profesional dhe atë sentimental.

Modelja e spikatur në daljen e fundit tek Pardon my French ka zbuluar më shumë detaje për raportin me Capital T dhe jetën e saj private.

A është përkrah Capitalit që ndryshe njihet me emrin Trim?

Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një Trim në krahë, tha Adrola.

Adrola Dushi prej vitesh jeten sentimentale mundohet ta mbajë hermetike dhe për këtë vendim ka një përgjigjie për të gjithë.

Për të qenë e sinqertë siç ka ardhur koha dhe siç kanë ardhur gjërat nuk më pëlqen më fare që të kem asgjë më publike. Nuk ka absolutisht gjë më të bukur sesa kur i shijon gjërat në privatësi domethënë çfarë shikoj unë në rrjetet sociale tmerrohem thjesht sepse ne njihemi të gjithë së bashku dhe nuk ka se e dimë shumë mirë si shkojnë gjërat dhe kur shikoj disa tmerre thjesht nuk i duroj dot dhe nuk dua të futem tek ajo gjëja sepse marrëdhënia është gjë shumë e shenjtë dhe nuk dua ta shes dhe të fitoj nga ajo gjëja ime dhe realisht dua që ta mbaj vetëm për veten time.

Nuk e di nëse do t’ja dal në jetën time të kem një marrëdhënie shumë private. Nuk dua që emri im të lakohet për gjëra të tilla, unë e kam të shenjtë familjen. Nuk jam fanse që të dal dhe të bëhet publike diçka që është e jotja personale dhe që ti e shijon, e jeton, e gëzon dhe e do. Realisht shumë herë them që dua të zhdukem fare sepse nuk e dua, ju më njihni unë jam shumë e thjeshtë kam dëshirë që t’i shijoj gjërat e mia pa bërë shumë zhurmë.

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/