Business / Technology

Li Auto mohon thashethemet se është duke punuar në një telefon inteligjent

Li Auto, prodhues kinez i makinave elektrike, kohët e fundit punësoi disa talentë nga industria e telefonave, gjë që ndezi spekulime se kompania po kërkon të hyjë edhe në këtë treg.

Megjithatë, CEO i Li Auto, Li Xiang sqaroi se kompania nuk ka plane të publikoj një pajisje të tillë. Është shumë e zënë duke punuar në makina.

Punësimi i Violet Song, një ish-menaxhere produkti në iQOO, është arsyeja e thashethemeve. Ajo ka punuar në Huawei përpara se të bashkohej me vivo në 2019 si menaxhere produkti për nën-markën e saj iQOO.

Kështu është e kuptueshme pse të gjithë po flasin për bashkimin e saj me Li Auto.

Linku: https://droid.news/li-auto-denies-rumors-that-it-works-on-a-smartphone/

Foto:Freepekcom