Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka marrë pjesë në Javën e Modës në Milano, ndërsa u shfaq me një veshje unike.
Marina ishte e pranishme në sfilatën e markës “Moncler” të Pharrell, ku u paraqit e veshur me një fustan mini me ngjyrë të zezë dhe mëngë të gjata të cilin e përshtati me një jelek të bardhë sipër.
Prezantuesja si aksesn kishte vendosur një kapele me shkëlqim dhe rruaza lëshuar sipër fytyrës që ia mbulonin sytë.
Çanta ngjyrë metali dhe këpucë me taka ishin një tjetër aksesor që Marina e kombinoi në pamjen e saj elegante.
“Mbrëmë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove që morën pëlqime e komente të shumta nga miq dhe admirues të saj.