Marka luksoze italiane Dolce & Gabbana prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në Javën e Modës në Milano.
Nga kostumet e deri tek një sërë fustanesh për gra ajo që mbizotëroi në këtë koleksion ishin dizajnet asimetrike ndërsa veshjet ishin të gjitha në ngjyra bardh e zi.
Stilistët e njohur Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana i veshën modelet e tyre me fustane dantellë të zeza transparente, por veshjet e brendshme u shfaqën më shumë se zakonisht në këtë koleksion të ri Dolce & Gabbana duke dalë kështu në plan të parë.
Ajo që hapi sfilatën e quajtur thjesht ‘Gruaja’ ishte modelja Vittoria Ceretti.
Sfilata përshkruan më së mirë edhe idenë e koleksionit të ri të Dolce & Gabbana, një grua me vetëbesim, por dhe joshëse.
Përveç Vittoria Ceretti, modele të tjerra që morën pjesë ishin Deva Cassel, Naomi Cambell, Irina Shayk, Ashley Graham etj.
Për aksesorë u zgjodhën çanta të vogla dore.
Java e Modës në Milano, ku marrin pjesë disa nga markat më të njohura të industrisë së modës si Giorgio Armani, Versace, Guçi dhe Prada ku prezantojnë koleksionet e tyre, përfundon të hënën.
Linku: https://www.instagram.com/dolcegabbana/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dolcegabbana/?hl=en