Lifestyle

Të flesh herët apo vonë? Si mund të jetoni më gjatë

Kur vjen puna tek gjumi, njerëzit përgjithësisht janë të ndarë në dy kategori: njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ka lidhje të fortë edhe me jetëgjatësinë. Një studim shkencor mbi jetëgjatësinë dhe gjumin, shpjegon se njerëzit që flenë vonë janë 10 përqind më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Njerëzit që flenë herët janë më të shëndetshëm

Sipas studimit, njerëzit që bien për të fjetur herët dhe zgjohen në të gdhirë, janë më të mbrojtur. Studimi  tregon se të fjeturit vonë mund të shkaktojë pasoja shëndetësore në organizëm.

Studimi zgjati mbi 6 vjet mbi mënyrën dhe oraret e të fjeturit të plot 433,000 personave. Studiuesit synonin të zbulonin një lidhje reciproke mes të fjeturit dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve.

Njerëzit që flenë herët, zgjohen herët, ushqehen herët dhe mbarojnë punë herët, thanë shkencëtarët. E kundërta vlen për njerëzit që zgjedhin orët e vona për të fjetur e për t’u zgjuar.

Këta të fundit raportohen të kenë më shumë probleme shëndetsore. Ata janë dyfish më të rrezikuar nga çrregullimet psikologjike dhe 30 përqind më të rrezikuar nga sëmundje si diabeti.

 

Linku:https://www.express.co.uk/life-style/health/1495166/how-to-live-longer-get-to-bed-early-and-rise-early-longevity

Burimi i fotos: Freepik.com