Filmi “Barbie” është një moment kulturor i mirëfilltë. Jo vetëm që ka vendosur rekorde në arkë dhe ka sjellë një rritje masive në shitjet e kukullave dhe lodrave “Barbie”, por gjithashtu ka frymëzuar biseda magjepsëse për fëmijërinë dhe shëndetin mendor.
Që nga publikimi i filmit në korrik, të rriturit në TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale e kanë dokumentuar veten duke u rilidhur me fëmijën e tyre të brendshëm përmes ritualeve të vogla si blerja e të ashtuquajturave “Barbie mbështetëse emocionale”.
Disa video tregojnë njerëz që enden me kujdes në korridoret e lodrave për të zgjedhur kukulla që flasin për karrierën, identitetin e tyre ose thjesht ndjenjën e tyre të fëmijërisë, shkruan CNN,
Ata i heqin kutitë me kujdes, duke i përkëdhelur flokët e kukullave, dhe papritmas, ata shndërrohen përsëri në fëmijë.
“Mënyra se si të gjithë, pavarësisht nëse jeni fëmijë apo i rritur, i përkëdhelin flokët një Barbie pasi i shpaketojnë”, thoshte një video virale, derisa një tjetër tregon një prind duke i blerë dhuratë të bijës inspiruar nga “Barbie”.
“I bleva vajzës sime të parë Barbie. Do të thoshte shumë për mua që ta blija këtë”, thotë ajo.
Linku: https://www.bloomberg.com/features/2023-barbie-movie-mattel/