ShowBiz

Jonida Vokshi ndan pozën e rrallë pak orë pas lindjes së të birit Ian

Jonida Vokshi pas kaq kohësh ka ndarë një moment magjik pak orë pasi ka sjellë në jetë Ian.

Ky moment është pritur me një energji pozitive nga ndjekësit dhe kjo reflektohet dhe në komentet e tyre.

Jonida krahas postimit nuk nguron t’i bëjë një super dedikim të voglit të tij.

“Një foto që mbase shumë prej jush mund të mos ju duket aspak “instagramiste” por është jetësore më shumë se sa cdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në botë për mua! 2 orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë.
Ian, më ke dhënë një forcë shumë të madhe mam. Dicka që nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe brenda meje. Mendova ditë të veshtira, situta aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku!

Por ti bir erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e për të më dhënë një shplodhje shpirtërore.

Siguriiiiiiiiisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe dorëzohem ndonjeherë.

Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM cdo ditë!
Përvec kësaj më bëre mam cuni

Të dua me gjithë qënien time vëllai Emit.’’

Linku: https://www.instagram.com/p/CxsypFnsBBM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtBe8bxsYeI/?img_index=1