Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 Shtator 2023

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu vetëm në skajin juglindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-28-shtator-2023/

Foto:Freepik.com