ShowBiz

Kylie Jenner me një tjetër paraqitje të mrekullueshme në Javën e Modës në Paris

Kylie Jenner ngriti temperaturat teksa mbërriti në shfaqjen e modës së lartë të Schiaparelli Pranverë/Verë 2024 gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.

Mogulja e “Kylie Cosmetics”, 26 vjeçare, dukej në formë të mahnitshme me një fustan floriri me shkëlqim.

Kylie shfaqi figurën e lakmueshme dhe format e bujshme në fustanin e mbuluar me teminat e argjendtë.

Ajo e kompletoi dukjen me taka nudo duke imituar formën e gishtërinjve.

Flokët i kishte lënë të lëshuara prapa shpinës si dhe zgjodhi një grim ngjyrë kafe.

Kjo vjen pasi Kylie Jenner u pa me një unazë diamanti të mbajtur gjatë një daljeje të fundit me të dashurin e saj, Timothee Chalamet, në një video që u shpërnda në llogarinë e “Kylie Cosmetics” në Instagram të mërkurën në mëngjes.

Nëna e dy fëmijëve u pa me një unazë diamanti në gishtin e saj të martesës të martën në Paris me të dashurin e saj, yllin e filmit.

Linku: https://www.instagram.com/kyliejenner/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/kyliejenner/?hl=en