Aktualitet

Pas 27 vitesh arrestohet vrasësi i Tupac

Policia në Las Vegas ka arrestuar një person për sulmin me armë të vitit 1996 ku mbeti i vrarë Tupac Shakur, një nga ikonat e muzikës, në një ngjarje të shumëpërfolur në dekada. Duane “Keffe D” Davis, ish-udhëheqës i një bande dhe tregtar i njohur droge në Los Anxhelos, u arrestua.

Akuza u lexua në gjykatë nga prokurori i qarkut, Marc DiGiacomo. Ai u arrestua teksa ishte duke shëtitur pranë shtëpisë së tij në Henderson, një periferi e Las Vegas.

Prokurori tha se juria e madhe mori provat në këtë rast për disa muaj dhe arriti në përfundimin se Davis veproi si “komandant në terren” dhe “urdhëroi vdekjen” e Shakur.

Davis ka pranuar edhe më herët nëpër intervista dhe në kujtimet e tij të vitit 2019 se ishte brenda në makinën Cadillac të bardhë nga e cila u qëllua me armë në drejtim të Shakur në shtator të vitit 1996.

Shakur u qëllua për vdekje më 7 shtator 1996 pasi kishte parë një ndeshje të Mike Tyson. Reperi pati një përleshje me Anderson dhe disa të tjerë në hollin e hotelit. 3 orë më vonë kur po shkonte në një festë me themeluesin e “Death Row Records”, Marion “Suge” Knight me një kolonë prej rreth 10 makinash, një tjetër makinë u ndal pranë BMW-së së Shakurit në semafor të kuq dhe hapi zjarr.

Linku: https://www.npr.org/2023/09/29/1202754616/suspect-in-tupac-shakur-murder-arrested

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/2pac/?img_index=1