Pasi hodhi në treg Threads në muajin Korrik, platforma Meta është përballur me kritika nga përdoruesit që ankohen se fshirja e llogarisë eleminon automatikisht edhe Instagram-in e tyre.
Në muajin Dhjetor, kompania do të shtojë opsionin e fshirjes së llogarisë pa qenkë nevojën për të hequr dorë nga Instagram.
Michael Protti, një nga përfaqësuesit e Meta, u shpreh se duke qenë se llogaritë janë të lidhura, kompania vlerësoi me kujdes si të kapërcente kërkesat për të fshirë llogarinë. Ndaj u mor vendimi që të shtohej opsioni i çaktivizimit të llogarisë ose konvertimi i saj në private në mënyrë që përdoruesit të vijonin të ushtronin të drejtat e tyre.
Njëkohësisht Meta po punon për integrimin e Threads në fediverse pasi po studion rastet se ç’ndodh me një postim që shkon në një server tjetër por më pas fshihet nga vetë autori.
Foto: Freepik.com