Në familjen e Sarës dhe Ledionit ka vend për festë. E vogla e tyre feston 1 vjetorin e lindjes.
Në mes të urimeve të shumta vëmendjen e mori urimi i mami Sarës.
My Ruya, ëndrra ime.
Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti. Unë i dua vëllerit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime më e madhe në këtë jetë. Më delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen tënde me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjeshtë një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që i bëhesh krah i fort vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit siç vetëm një vajzë di.
Besoj gëzimi me i madh një ditë do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për ti ndjekur ato këtu në Shqipëri pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për tu munduar nga pak e çdo ditë, si gratë që do ta rrisin, për të përmirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë çdo brez që do të vijë. Sot ti nuk e kupton por kur te rritesh do shohesh rreth teje gra të jashtëzankoshme që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por me se shumti për ndikimin që do kenë në jetën tende.
Mami të do shumë Ruya papatuya.
Linku: https://www.instagram.com/p/Cx435E5q_G9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2ac3d23d-0f2d-4267-82cb-937e10b83e09
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/