Lifestyle

Bizhuteritë ‘flluskë’ ju duhen patjetër këtë sezon

Bizhuteritë minimaliste kanë dominuar trendet prej disa kohësh por tashmë po vërehet se një tjetër po i merr vëmendjen. “Bizhuteritë flluskë” janë njësoj si rruazat me ngjyra që përdornim kur ishim fëmijë, por këtë vit janë më të sofistikuara dhe elegante.

Nuk ka rëndësi nëse veshja juaj është me ngjyra të forta apo thjesht për përditshmërinë, është e sigurt që do ta bëjë të duket e plotësuar. Më e këshillueshmja është që të përdorni bizhuteri në ngjyrë ari ose argjendi, ndryshe nga sezonet e shkuara që rekomandoheshin me ngjyra.

Fillimisht, “bizhuteritë flluskë” i pamë gjatë shfaqjes së modës nga Bottega Veneta për sezonin 2023. Iu desh pak kohë që të spikasnin, por tashmë ndodhen në ritmin e duhur.

Linku: https://www.whowhatwear.co.uk/bubble-jewelry-trend

Foto: Freepik.com