Paul Young është fejuar së fundmi me të dashurën e tij, Lorna Young, pesë vjet pas vdekjes së gruas së tij, Stacey Smith. Këngëtari i muzikës pop i viteve 50-të, ndau lajmin me anë të një postimi të publikuar në Instagram. “Lorna tha Po! Ne jemi të dy shumë të lumtur dhe të dy presim një të ardhme të mrekullueshme së bashku”,-shkroi ai.
Lorna gjithashtu ka postuar në Instagram këto fjalë: “Bota ime, dashuria ime, gjithçka e imja, 5 vjet gëzim, nuk mund të dua askënd më shumë”. Kjo është hera e parë që Paul konfirmon fejesën, por Lorna i është referuar Paulit si bashkëshort që nga viti 2021.
Ajo më parë zbuloi se dyshja ishin transferuar në një shtëpi të re në dhjetor 2021 dhe se kishin së bashku tre mace dhe një gjarpër. Njoftimi i krijuesit të hitit “Love of the Common People” vjen pesë vjet pasi ai humbi gruan e tij nga kanceri.