ShowBiz

David Beckham puth në buzë vajzën 12-vjeçare

Kritikat nuk e kanë ndalur ish-futbollistin David Beckham të puthë sërish në buzë vajzën e tij 12-vjeçare.

Këtë herë puthja mes vajzës dhe Beckham ishte për përgatitjen e këtij të fundit për Javën e Modës në Paris. Në video, Harper shihet duke i bërë make up babait të saj nën tingujt e këngës ‘Style’ të Taylor Swift.

Kur përfundon i gjithë procesi, 12-vjeçarja i afrohet të atit i cili i jep këtë puthje.

Disa përdorues në rrjetet sociale kanë kritikuar ish-futbollistin dhe kanë vënë në dukje edhe moshën e së bijës.

Në vitin 2017, Beckham sqaroi për publikun se ai dhe gruaja e tij thjesht duan tu shprehin dashuri fëmijëve të tyre përmes këtyre gjesteve.

‘Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë”, zbuloi ai në atë kohë i cili përveç vajzës ka edhe dy djem.

Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/david-beckham-proudly-kisses-daughter-31068852

Foto: https://www.instagram.com/davidbeckham/?hl=en