ShowBiz

Është fejuar në fshehtësi, deklarata e Lorenc Hasramës ngre dyshimet

Lorenc Hasrama së fundmi ka marrë vemendjen me detaje nga jeta e tij private. Këngëtari në daljen e tij të fundit ka lënë të kuptohet se lidhja e tyre është serioze dhe duket se kanë hedhur hapa në fshehtësi.

Për sa i përket identitetit të saj këngëtari preferon ta mbajë akoma larg vëmendjes mediatike dhe pse që në momentin që është bërë e dashura e tij është pjesë e titujve rozë.

Duket se çifti janë fejuar në fshehtësi dhe deklarata e këngëtarit e konfirmon më së miri.

“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli ‘Hëna’ ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj– tha këngëtari.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NGx_uQm0lr8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxSbrq-HVMP/