Ekspozimi ndaj smogut dhe thithja e tij ndikon në një risk më të lartë për tu prekur nga iktus. Në bazë të një revizionimi të studimeve të bëra deri më sot, rezulton se ka një lidhje të madhe mes nivelit të lartë të ajrit të ndotur dhe rrezikun për të patur një iktus pas 5 ditësh. Në studim janë analizuar të dhënat e 110 punëve kërkimore dhe rreth 18 milion pacientëve, dhe pas të gjitha verifikimeve, rezulton se në 28% të rasteve iktusi është verifikuar brenda 5 ditëve në vijim nga ekspozimi.
Nivelet e larta të bioksidit të azotit, që është një gaz shumë irritues që çlirohet nga proceset e kombustionit, të ozonit, të monoksidit të karbonit, anidridit sulfurik ndikojnë drejtpërdrejt në organizëm, dhe në mënyrë shumë të shpejtë. Ekspozimi për një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme krijon probleme kardiovaskulare si iktus dhe infarkte, pasi substancat e thithura provokojnë inflamacion, ndikojnë në koagulimin e gjakut dhe mund të penetrojnë nga mushkëritë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar sëmundje kronike dhe madje edhe sëmundje akute vdekjeprurëse.
Autorët e studimit nënvizojnë rëndësinë e uljes së nivelit të smogut, pra ndotjes së ajrit, pasi do ndikonte në pranadalimin të shumë fatkeqësive dhe në përmirësimin e dukshëm të shëndetit publik.
Linku: https://www.theguardian.com/science/2016/jun/09/air-pollution-now-major-contributor-to-stroke
Foto: Freepik.com