Në Britaninë e Madhe është zhvilluar për herë të parë në 95 vjet, një konkurs bukurie i vajzave pa make-up. Si “Miss London 2023” është shpallur një bukuroshe 26-vjeçare e cila e impresionoi jurinë me bukurinë e saj natyrale.
Ajo është kurorëzuar si fituesja e parë e një konkursi të këtij lloji. Bëhet fjalë për Natasha Beresford e cila punon si stomatologe. Si konkurrente ajo kishte dhe 18 vajza të cilat ishin terësisht pa grim apo ndërhyrje plastike. Me siguri, një konkurs i tillë mund të jetë i vetmi në botë aktualisht.
E veshur me një fustan të bardhë nusërie, Natasha Beresford arriti të merrte gjithë vëmendjen. Me origjinë nga Sheffield, e reja punon tashmë në Londër në një klinikë private dentare dhe të gjithë klientët e lavdërojnë për punën që bën.
Ajo flet me shumë entuziazëm për punën e saj: U bënë vite që punoj në klinika dentare, më tej synoj të merrem me radiografinë dentare dhe edukimin për shëndetin oral. Kam dëshirë të punoj dhe si vullnetarë në klinikat shtetërore në Britani, ku të kujdesem për shëndetin oral të të pastrehëve, familjeve të varfra, refugjatëve, pacientëve me kancer apo atyre që kanë krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike.