Tashmë jemi në muajin Tetor dhe Krishtlindjet sa vijnë dhe afrohen akoma më shumë. “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, Mariah Carey së fundmi ka zbuluar se turneu i saj i shumëpritur “Merry Christmas One and All” do të fillojë nga mesi i muajit Nëntor, duke përhapur kështu gëzime festash në të gjithë Amerikën e Veriut.
“Po, shkrirja aktuale ka filluar!”, ndau Carey në mediat sociale. “Njoftojmë turneun e “Merry Christmas One and All”! Në shitje 10/6.”
Turneu është planifikuar të nisë në Kazinonë Yaamava të Kalifornisë më 15 Nëntor, përpara se të bëjë ndalesa në qytete të tjera, duke përfshirë Los Angeles, Denver, Toronto, Çikago, Boston, Montreal, Filadelfia.
Ndërkohë turneu do të përfundojë më 17 Dhjetor në Madison Square Garden në New York City.
Carey bëri një “Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë!” seri koncertesh vitin e kaluar.
Biletat për turneun e ri do të parashiten të Mërkurën, ndërsa shitja e përgjithshme do të nisë të Premten përmes Live Nation.