Lifestyle

Si të pastroni furçat e makijazhit me produktin që gjendet gjithmonë në shtëpi

Nëse përdorni grim rregullisht, rrjedhimisht furçat tuaja gurmbullojnë një sasi të konsiderueshme të tij. Si rezultat, pamja juaj mund të mos jetë e pastër dhe e përsosur. Të dini si të  pastroni si duhet furçat e makijazhit do të  bëjë një ndryshim gjigand. Jo vetëm që do të duken si të reja, por do të kurseni disa para sepse do të rrisni jetëgjatësinë e tyre.

Brooke Simons, një grimiere profesioniste që kuron imazhe si influencerja Leonnie Hanne apo këngëtarja britanike Laura Whitmore, thotë se furçat e saj personale i pastron një herë në 1-2 javë.

“Lëkura ndryshon vazhdimisht dhe nëse të dalin akne, nuk të duhet që bakteret e furçave të shpërndahen nëpër fytyrë”.

Sa i përket pastrimit, Simons nuk i ndahet një detergjenti që e kemi të gjithë në shtëpi: larësi i enëve. “Kam provuar pastrues të ndryshëm, por diçka që i rikthehem gjithmonë është larësi i enëve. Duhet të jetë pak i fortë ose ndryshe do t’ju marrë shumë kohë që t’i pastroni”.

Linku: https://www.webmd.com/beauty/cleaning-makeup-brushes

Foto: Freepik.com