Lifestyle

Couple. Sex. Passion. Young sexy man and woman are kissing passionately. Man is kissing woman's shoulders

10 këshilla për një lidhje sa më të gjatë

Në çdo marrëdhënie, koha shpesh mund ta dëmtojë raportin. Por, forcimi i një raporti me kalimin e viteve është i mundur përmes gjesteve të vogla. Por ja 10 këshilla praktike për të gjithë ju që doni jetëgjatësinë e një raporti:

#1 Rieksploroni fazat e hershme të lidhjes

Pasi të keni kaluar fazën e mjaltit, është e lehtë të bini në një rutinë dhe të harroni atë që ju bëri çift. Terapistët sugjerojnë që të riprovoni kënaqësitë, eksperiencat dhe përvojat e jetuara në fillim të lidhjes suaj.

#2 Pranojeni që një raport ka nevojë për vëmendje

Një marrëdhënie funksionale varet nga përpjekja e vazhdueshme e të dy partnerëve që ta bëjnë këtë lidhje jetëgjatë. Ju nuk mund të tregoni dashuri dhe respekt në situata të caktuara, por në vend të kësaj, ju duhet të shprehni ndjenjat tuaja çdo ditë.

#3 Vendosni objektiva të përbashkëta

Të keni qëllime të përbashkëta forcon çdo marrëdhënie. Zgjidhni tre deri në pesë objektiva për t’u përqendruar në çift dhe punoni për to së bashku.

#4 Mos zgjidhni problemet e partnerit/es

Ndjenjat janë vetëm njëra anë e medaljes në një raport në çift, pra ju duhet të mirëkuptoni edhe situatat e vështira apo përvojat negative të partnerit/es. Por, terapistët thonë që të mos përpiqeni të zgjidhni problemet e partnerit/es nëse ai/ajo nuk po ju kërkon ndihmë.

#5 Merrni kohën që ju duhet kur jeni të mërzitur

Një nga këshillat më të zakonshme për ta bërë një marrëdhënie të qëndrueshme është të mos shkoni kurrë në shtrat të zemëruar. Sa më shumë të diskutoni një temë debati, aq më shumë mund të zemëroheni. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë që të qetësoheni për të reduktuar stresin.

#6  Jini të qartë

Pavarësisht se sa kohë keni së bashku, partneri/ja juaj nuk mund të lexojë mendjen. Ndonjëherë është thelbësore të shprehni nevojat me zë të lartë, duke i bërë të ditur partnerit se mund të jeni shumë të lodhur për të gatuar darkë ose se doni thjesht vëmendje.

#7 Njihni gjuhën e dashurisë së partnerit/es

Dashuria është një gjuhë universale, por të gjithë e flasin atë ndryshe. Prandaj është e rëndësishme të kuptoni gjuhën e dashurisë së partnerit/es, edhe nëse kjo do të thotë të dilni nga zona juaj e rehatisë.

#8 Merrni iniciativë në çështjet intime

Është normale që një person të jetë më i pasionuar se tjetri, por është më mirë që të mos ia lini gjithnjë iniciativën tjetrit/ës. Diskutimi i hapur për seksin mund të bëjnë mrekulli në raportet tuaja.

#9 Kaloni kohë me miq që mbështesin marrëdhënien tuaj

Të gjithë kanë nevojë për miq jashtë marrëdhënies në çift. Tregoni kujdes nga ata që mund të kenë motive të fshehta.

#10 Flisni për paratë

Nuk është sekret që ndryshimet në menaxhimin e parave mund të sjellin probleme mes çifteve. Për të mos rënë në këtë kurth, diskutoni rregullat ose mënyrën e harxhimit dhe kursimit dhe do të jeni në rregull.

Linku: https://zeenews.india.com/relationships/relationship-tips-10-ways-to-make-your-long-distance-relationship-easy-and-fulfilling-2659901.html

Foto: Freepik.com