ShowBiz

Beyonce shfaqet edhe si aktore

Si do të ishte Beyonce, si aktore filmi? Këtë presin ta zbulojnë miliona fansa të yllit të muzikës R&B në mbarë botën, në filmin e ri “Renaissance: Një film nga Beyonce” që pritet të shfaqet për herë të parë në kinematë amerikane më 1 Dhjetor.

42-vjeçarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale spotin që përmban skena të ndryshme nga ky film.

“Renaissance” bazohet tek turi muzikor me të njejtin emër i Beyonce, i nisur në Shkurt dhe i përfunduar në fund të sezonit veror, ku u zhvilluan 57 koncerte në 40 qytete të Amerikës së Veriut dhe 14 qytete të Europës.

Ky film përmban edhe skena reale nga këto koncerte, e madje siç ka shpjeguar Beyonce që është edhe producente e filmit me kompaninë e saj “Parkud Entertejnment“ janë zhvilluar edhe performanca të posaçme muzikore për t’i përfshirë në film.

“Renaissance“ që mund të konsiderohet edhe si autobiografik ashtu si edhe ai i këngëtares tjetër Taylor Swift që i kushtoi një produksion turneut muzikor “Eras Tour“, synon të rigjallërojë kinematografinë hollivudiane të paralizuar nga greva historike e aktorëve dhe skenaristëve.

Linku: https://www.instagram.com/beyonce/

Foto: https://www.instagram.com/beyonce/