Lifestyle

Chanel mbyll javën e modës në Paris

Stilistja e markës së famshme franceze të modës Chanel, Virginie Viard zbuloi një koleksion të freskët përshtatur motit të ngrohtë të kësaj Vjeshte në Paris, duke shfaqur një linjë shumëngjyrëshe të stileve asimetrike.

Publiku, duke përfshirë aktoren Penelope Cruz, këngëtaren Asher dhe këngëtaren e Blackpink, Jennie Kim, u ulën në dhoma që ngjasonin me kuti me dritare të mëdha me foto në madhësi reale të kodrave të mbushura me shkurre të Rivierës Franceze.

Koleksioni i Chanel përmban veshje që nga pelerinat, xhinset me një rripa të hollë, xhaketat dhe fustane e gjëra.

Shfaqja u zhvillua në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris, që tërhoqi në kryeqytetin francez, një publik të gjerë duke nisur nga njerëzit e medias dhe të interesuarit e fushës së modës, duke kulmuar një sezon prezantimesh në pasarela që u zhvilluan gjithashtu në New York, Londër dhe Milano.

Linku: https://elle.com.sg/2023/10/05/chanel-and-miu-miu-wrap-up-paris-fashion-week-ss24/

Foto: Freepik.com