Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara.
Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por mesdita do të sjellë sërisht rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi makismale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-8-tetor-2023/
Foto:Freepik.com