Travel

Koha ideale për të zbuluar Shqipërinë? Jashtë sezonit

 

Plazhet e Livadhit dhe Dhërmiut gjatë verës mbushen me turistë që nuk i lënë të zbrazëta shezllonet.

Të dyja pjesët e rërës ndodhen në Rivierën Shqiptare, 12.5 milje larg njëra-tjetrës; me sfond nga male të larta të mbushura me ullishte, të përkulura rreth vijës bregdetare jugore.

Rëra idilike e bardha vështron detin Jon, përtej Korfuzit dhe thembrës së Italisë.

Në sezonin turistik sundon jeta e natës dhe të gjitha kilometrat e plazhit të Dhërmiut zihen nga turistët.

Por muajt e tjerë, vendi zbrazet.

Rëra është po aq e bardhë, por një lumturi e qetë zëvendëson vrullin veror.

Deti blu i thellë ende shkëlqen nën diellin mesdhetar dhe shtëpitë e bardha, të grumbulluara në kodër ende shikojnë bukurinë.

Mirëpo, pa shezllonet e diellit që errësojnë pamjen.

Ka një qetësi shtesë në shtigjet e bariut dhe një fshehtësi shtesë në limane.

Shqipëria mbërriti me vonesë në hartën e turizmit.

Teksa Greqia fqinje u shndërrua në një pikë të nxehtë për udhëtarët ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u hap me botën vetëm në vitet ‘90, pas komunizmit.

Nuk pati zhvillim masiv në vend gjatë kësaj kohe, kjo është pjesërisht arsyeja pse kaq shumë nga peizazhet natyrore të vendit, si lumi Vjosa, kanë mbetur të pacenuara.

Nga ana tjetër, kjo e privoi vendin nga rritja ekonomike.

Në dekadën e fundit, panorama ka ndryshuar dhe vendi ka parë një bum të madh në turizëm.

7.5 milionë vizitorët që mori Shqipëria në vitin 2022 janë ende shumë prapa 30 milionëve të Greqisë, por ajo që është e dukshme për Shqipërinë është shpejtësia me të cilën është duke u rritur turizmi.

Vendi është vendosur të mirëpresë mbi 10 milionë vizitorë për vitin 2023.

‘Mbi-turizmi’ mund të shkaktohet nga një mori arsyesh, nga linjat ajrore me kosto të ulët deri te ekspozimi i destinacioneve në mediat sociale apo në televizione.

Kryesorja ndër çështjet e mbi-turizmit në Shqipëri është fakti që aktualisht, pjesa më e madhe e turizmit përqendrohet në të njëjtat vende, në të njëjtën kohë.

Njerëzit priren të vizitojnë kryesisht në korrik dhe gusht. Ata janë shumë të përqendruar në këto dy muaj.

Ndërkohë, një pjesë e punës së Ricardo Fahrig, ekspert i zhvillimit të destinacioneve, përfshin zhvillimin e shtigjeve të reja për të shpërndarë të gjithë këtë turizëm të ri në të gjithë vendin.

Një nga shtigjet e para që ai krijoi ishte rruga e mirënjohur Majat e Ballkanit, e cila tashmë ka arritur kapacitetin.

“Kishte për qëllim lidhjen e rajoneve malore më tërheqëse të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi në një shëtitje rrethore, për të sjellë komunitetet që nuk shihnin asnjë vizitor në rrjetin e turizmit dhe për të lehtësuar presionin mbi pikat e tjera të nxehta”, ka treguar ai.

Ky shteg nuk është fare i arritshëm gjatë dimrit, për shkak të borës. Ata mbyllen nga fundi i mesit të tetorit deri në fillim të majit.

“Shumica e tyre janë në letargji, kështu që për gjysmën e vitit nuk ka fare biznes apo punë. Është një kontrast i madh për komunitetet turistike rurale që shkojnë nga zero në njëqind”, ka dalluar ai.

Gjurma më e fundit e Fahrig është prova për të zgjatur sezonin në jug të Shqipërisë – për të siguruar të ardhura për vendasit që jetojnë në zona si Livadhi dhe Dhërmiu, të frekuentuara në verë dhe të heshtur në dimër.

“Në zonë çdo gjë fiket dhe është krejtësisht bosh; ne shpresojmë ta adresojmë këtë duke pasur këto përvoja alternative atje”, ka thënë Fahrig.

Rruga e re aventureske i çon vizitorët përgjatë shtyllës kurrizore të Gadishullit të gjelbëruar të Karaburunit dhe deri në majën e malit 1 mijë e 446 metra të Gjipalit.

Eksploron ullishte dhe limane të fshehura, ideale për notin e egër, dhe kalon nëpër fshatra të relaksuar bregdetar.

“Nëse vini jashtë sezonit, ka shumë më pak vizitorë. Kështu që ju e keni zonën më shumë për veten tuaj. Ka më pak kohë pritjeje dhe çmime më të ulëta. Vendasit janë më të relaksuar sepse janë nën presion më të vogël, dhe kështu ju merrni një pasqyrë shumë më autentike sepse nuk do të takoni vetëm vizitorë sezonalë, por do të takoni më shumë vendas që jetojnë në këto vende’, ka treguar ai.

Kështu, vizitorët do të shijojnë bukurinë e pamjeve, ndërsa vendasit do të fitojnë punë në muaj të qetë.

“Ne do të shmangim muajt më të nxehtë dhe më të ngarkuar të verës dhe gjithashtu do të zgjasim sezonalitetin – duke mbështetur furnizuesit lokalë përtej verës”, ka thënë Marta Marinelli, Menaxhere e Zgjerimit të Aventurave në “Much Better Adventures”.

Kushtet atmosferike mund të jenë më pak të qëndrueshme, por moti në bregdetin jugor është përgjithësisht ende i ngrohtë gjatë ditës dhe i freskët gjatë natës.

Në disa destinacione, aktivitete të caktuara do të jenë gjithashtu specifike për sezonin.

Linku: https://www.muchbetteradventures.com/magazine/albania-off-season-travel/

Foto: Freepik.com