Lifestyle

Tetori ‘ferr’ për këto 3 shenja: Do grinden me të gjithë

Më 14 tetor, tek Peshorja ndodh eklipsi i parë i stinës së vjeshtës, i cili prek dhe disa shenja të tjera.

Më 28 tetor po ashtu formohet eklipsi i dytë i stinës së vjeshtës, duke prekur Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin. Janë pikërisht këto shenjat e fundit ato që do kenë një muaj të vështirë.

Demi

Tensioni, dyshimi dhe mosbesimi do ju ‘dominojnë’. Do ketë dhe nga ato raporte profesionale apo personale që do të marrin fund. Një ndryshim i madh ju pret në çdo aspekt.

Luani

Ju duhet durim për të arritur suksesin që ju nevojitet. Deri më tani i keni bërë gjërat siç duhet, por kini kujdes në datë 12 Tetor, do të përballeni me probleme të ndryshme. Do ketë pak tension në raportin tuaj me të afërmit dhe do  e keni vështirë të gjeni një moment qetësie.

Ujori

Biznesi dhe marrëdhënia me kolegët janë në fokus. Do të ketë rivalitete dhe ‘goditje pas shpine’. Do jeni tepër i tensionuar dhe i acaruar në ambientin e punës. Nga fundi i muajit, hëna e plotë do ndikojë keq në çështjet tuaja personale dhe do përfundoni duke u grinder me të gjithë.  Kini durim dhe qartësohuni para se të hidhni një hap.

Linku: https://nypost.com/2023/04/20/mercury-retrograde-in-taurus/

Foto: Freepik.com