Emina Çunmulajn jemi mësuar ta shikojmë super aktive në rrjete sociale.
Lufta aktuale mes Izraelit dhe Palestinës nga e cila ka pasur shumë të vdekur dhe të plagosur, e kanë detyruar në një farë mënyre modelen shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj që të heqë dorë për një kohë të pacaktuar nga rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo zbuloi se kjo situate tragjike e ka bërë të tërhiqet.
“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkruan Emina në postimin e saj në Instastory.
Linku: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/