ShowBiz

Jada Pinkett Smith zbulon se ajo dhe Will Smith janë ndarë që nga viti 2016

Aktorja, Jada Pinkett Smith ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori, Will Smith kanë jetuar “jete krejtësisht të ndara” që nga viti 2016.

Në një video nga speciale e saj e ardhshme në NBC News me Hoda Kotb, Pinkett Smith tha se çifti nuk kishte dalë më parë publikisht me ndarjen e tyre, sepse ata nuk ishin “akoma gati”.

“Ata ende po përpiqeshin të kuptonin sesi ishte marrëdhënia mes nesh”, tha ajo.

“Si ua paraqesim atë njerëzve?” i tha ajo Kotb. “Ne nuk e kishim kuptuar këtë akoma”.

Pinkett Smith, 52 vjeçe dhe Smith, 55 vjeç, janë të martuar që nga viti 1997.

Pinkett Smith tha se ata nuk janë të divorcuar ligjërisht.

Martesa e tyre është vënë nën vëzhgim gjatë periudhës që ajo thotë se kanë qenë të ndarë.

Në korrik të vitit 2020, rep artisti, August Alsina zbuloi se kishte qenë i lidhur romantikisht me Pinkett Smith, diçka që ajo e konfirmoi gjatë një episodi me bashkëshortin e saj në “Red Table Talk”.

Linku: https://www.today.com/popculture/jada-pinkett-will-smith-separated-rcna105300

Foto: https://www.instagram.com/jadapinkettsmith/?hl=en