ShowBiz

Loredana rrëfen për herë të parë si u njoh me Karim Adeyemi-n

Loredana dhe futbollisti i njohur Karim Adeyemi prej kohësh janë në një lidhje dashurie. Dyshja me romancën e tyre kanë shkaktuar jo pak zhurmë në media dhe tek shumë personazheve vip dhe jo vetëm.

Të gjithë kanë qenë kurioz për të ditur si filloi kjo romancë.

Në daljen e saj të fundit këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje.

Ajo tregoi se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

Linku: https://www.instagram.com/loredana/tagged/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loredana/