ShowBiz

Gjithçka gati për nisjen e turneut të shumë përfolur të Madonna-s

Turneu i Madonna-s sipas numrave: 4 fëmijë, 8 lagështues, 3 palestra udhëtimi dhe zbulime të tjera befasuese

Mbretëresha e Pop-it po bën gjithçka që turneu i paralajmëruar prej kohësh të jetë i kuruar deri në detaje.

Pas shtyrjes së fillimit të turneut së saj të shumëpritur të koncerteve në fillim të këtij viti, Madonna, 65 vjeçe, po pushton Londrën këtë fundjavë me gjashtë shfaqje të shitura në ”O2 Arena”.

Sipas një njoftimi për shtyp, superyllit do t’i bashkohen në skenë katër nga fëmijët e saj – me gjasë David Banda, 18 vjeç, i cili ka kërcyer shpesh në shfaqjet e saj, Mercy, 17, dhe binjakët Stella dhe Estere, 11 – kur të dalë në skenë për të performuar mbi 40 këngë.

Turneu që do të shfaqë Madonën duke u ribashkuar me bashkëpunëtorët e vjetër Stuart Price dhe Jamie King, pritet të mbulojë katër dekada të karrierës së saj, e cila filloi në Nju Jork.

E njohur për modën e saj ikonike, ylli do të mbajë 17 dukje të frymëzuara nga kostumet e saj të arkivuara – dhe 25 nga ekuipazhi i saj me mbi 200 persona.

Sipas njoftimit, ajo do të udhëtojë me tre palestra të lëvizshme, tetë lagështues në dhomën e zhveshjes dhe tre terapiste fizike për shfaqjet e saj.

Muajin e kaluar, një burim tha ekskluzivisht për People, transmeton AlbanianPost, se Madonna ishte e fokusuar në turneun e saj pas një shqetësimi shëndetësor dhe shtrimit në spital në fillim të kësaj vere.

Linku: https://www.instagram.com/madonna/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/madonna/?hl=en