ShowBiz

Për Jada Pinkett Smith, Tupac ishte ‘shpirti i saj binjak’

Jada Pinkett u njoh me reperin Tupac në mes të viteve ’80, kur ata shkonin së bashku në shkollën e arteve ‘Maryland’.

Ata u bënë miq, derisa reperi u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996.

“Ishte dita e parë, ai erdhi drejt meje dhe u prezantua. Në gjimnaz, Pac kishte paksa një pamje qesharake. Përfundimisht, duke e parë nga pamja e jashtme, nuk ishte fiks tipi me të cilin do merresha. Por, sapo m’u afrua, ishte si magnet. Në momentin që i kushtoje vëmendje, ai të përthithte”,- tregonte Jada më herët për njohjen e tyre.

Në një intervistë për “Rolling Out”, ajo u shpreh se në fakt, Tupac ishte ‘shpirti i saj binjak’.

Shpirt binjak, po! Nëse ekzistojnë jetët e mëparshme, mendoj se Pac dhe unë kemi udhëtuar në disa jetë. E ke parasysh, në forma të ndryshme”- rrëfeu ajo.

Linku: https://www.instagram.com/jadapinkettsmith/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/jadapinkettsmith/?hl=en