ShowBiz

Çfarë i tha partneri Oltës për skenat e puthjeve në film me Luizin

Olta Gixhari ka folur rreth filmit Në Kuadër të Dashurisë dhe komenteve që bëri partneri i saj Dori pasi e pa filmin e plot.

Për sa i përket skenave të puthjeve Olta tha se çdo gjë ka qenë skenike dhe Dori është mësuar, unë jam puthur në çdo film dhe ai kështu më ka njohur.

“Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë, të dy donim që filmi të dilte mirë. Në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj të përqafoj.

S’kam kohë ta urrej, s’e takoj, s’kam as motiv ta takoj. Mua Luizi më shijoji në film. Nuk më kujtohet si puthte Luizi, se puthjet në film janë teknike.

“Baby kiss” kemi bërë ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Dori nuk e komentoi fare puthjen. Tha vetëm ishe shkëlqyeshëm. Ishte me mua e pa. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur,”-tha Olta.

Linku: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/