ShowBiz

Aleksandros dhe Ueda bëhen çift së bashku

Aleksandros dhe Ueda janë bërë përsëri dhe kjo falë zgjedhjes së publikut që duan t’i shikojnë së bashku.

Hyrja e Eridës solli trazira mes tyre. Aleksandros dhe pse ishte çift me Eridën i kërkoi Uedës një mundësi tjetër por kjo e fundit e refuzoi pasi sipas saj gjërat kishin kaluar limitin.

Megjithatë Aleksandros për Uedën ka shprehur se ka ndjenja ndërsa për Eridën ende nuk është gati të bëjë të njëjtën deklaratë.

Gjatë kësaj jave do t’i shikojmë përsëri çift së bashku dhe të gjithë janë kurioz të dinë nëse do të ketë një zhvillim pozitiv raporti i tyre.

Për Aleksandros kjo javë ka qenë e ngarkuar emocionalisht dhe një nga arsyet duket se ka qenë dhe pëlqimi dhe afrimiteti që Arlindi dhe Ueda kishin. Kjo situatë ka ngjallur xhelozi tek ai ku nuk kanë munguar dhe debatet e agravuara mes djemve.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=dzzotpkdSSs

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=dzzotpkdSSs