ShowBiz

E ëma i jep mesazhin e fortë për Denisin, Xhesika shpërthen në lot në mes të programit

Xhesika dhe Denisi mbrëmjen e djeshme janë përballur me një mesazh të fortë. Mami i Xhesikës i ka kërkuar të bijës ta lërë në të shkuarën raportin me Denisin dhe të shijojë Love Island. Kjo e fundit teksa dëgjonte fjalët e mamit shpërtheu në lot.

Nëna e saj në videomesazh shprehet:

‘Diell i mamit është hera e parë që qëndrojmë kaq gjatë larg njëra-tjetrës. Xhesi duhet ta shijojë Love Island duke bërë shoqëri të reja. Ti ke shkuar aty për një eksperiencë të re dhe jo për Denisin. Ai të la 6 muaj më parë sepse nuk kishte kohë për ty dhe ku e gjeti kohën Denisi për të hyrë aty. E mbaj mend atë ditë që të mora më the mami më lërë të qaj vetëm dy ditë dhe ti e mbajte prmtimin.

Denisit nuk i erdhi keq për ty , ai tha që po përpiqesha të të harroja. Duhet ta kuptosh që një person që të lë duke e ditur që ti vuan nuk të do. Xhesi meriton respekt nga të gjithë sepse ja u ke dhënë këtë respekt të gjithëve. Harroje Denisin shijo eksperiencën.Mami të thotë të dëgjosh zemrën po jo të lënduarën por atë që do të ringrihet.’

Denisi po ashtu tha se mbase më mirë është që gjërat po shkojnë kështu.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=UToE-EM2uXk&t=2s

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=UToE-EM2uXk&t=2s