Fero dhe Arbenita janë përplasur përsëri së fundmi në rrjete sociale. Reperi e ka akuzuar se nuk e lejon ta shikojë vajzën. Sipas tij ata i kanë vendosur orare qesharake.
Këto akuza nuk janë duruar nga modelja dhe ka reaguar dhe një herë ashpër.
Siç e dini vazhdimisht jam munduar jetën time private ta mbaj larg Instagramit dhe rrjeteve sociale. Fatkeqsisht duhet të flas sepse abuzimi mental nga ish partneri vazhdon vazhdimisht si dhe nga ata persona që e ndjekin dhe nuk e njohin se kush është në të vërtetë. Kam jetuar me atë person 5-6vite dhe besoj që e di më mirë se ju kush është!Eshtë një thënie: “Edhe kripa duket si sheqer
Nuk dua ta zgjas shumë sepse u teprua…
Para se ti lejohet ish-partnerit tim kjo 3 orë në javë vizitë. Atij ja kam mundsuar vizitat pa rregulla nga unë personalisht edhe pse në dokumente citon vetëm 3 orë në javë. A e dini që ky person, po e anashkalojmë të shkuarën, nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor? A e dini që mos nënshkrimi i dokumenteve nga ana e atij me dëmton shumë në punë dhe të ardhurat e mija e mos të flas anën psiqike dhe familjare? I kam kërkuar e lutur që të vije në giyq që të vendoset vizita e
lirë për të kundrejt vajzës Ninës. Por pa sukses, sepse ky person nuk dëshiron të dëgjoj dhe dëshiron vetëm që të më bëjë dëm mua duke e shfrytëzuar pikën e dobët- Ninën. Pra para se të viktimizohesh mendoi sjelljet dhe vendimet e tua! Sepse ato të kanë sjellë sot ku je ti në raport me vajzën! Shumë njerëz po flasin për bashkimin tonë, flisnin se jemi bashku sepse na kan fotografu. Unë nga ana
ime u mundova prap të bisedoj ta lë të kaluarën mbrapa dhe të bashkëpunojmë si prindër të ndarë për hatër të vajzës. Mirëpo ai
vazhdimisht mendonte se kjo ishte një shpresë nga unë për tu bërë bashkë Sidoqoftë… kam një kërkes nga publiku, e di që është vështirë por ju lutem ofendimet e sharjet mbajini për vete. As nuk më njihni e as nuk i keni problemet e mia.
Në fund të fundit mua nuk më bëhet vonë se çfarë mendimi kanë njerzit që më ndjekin vetëm për të shfaqur urrejte. Për mua ka rendësi vetëm vajza ime ne këtë çeshtje.’
Linku: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/3214525609785658166/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/3214525609785658166/