ShowBiz

Kourtney flet për fillimin e shtatzënisë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë dhënë 100 puthje pasionante dhe s’e kanë pasur fare siklet të na tregojnë detaje nga jeta e tyre seksuale, megjithatë, gjatë muajve të shtatzënisë së Kourt, duhet ta ulnin pak ritmin, pasi me rekomandimin e mjekut, ylli 44-vjeçar nuk duhet të kryente marrëdhënie seksuale.

Edhe pse Kourt është nëna e tre fëmijëve, sërish shtatzënia e katërt erdhi me një sërë rregullash. “Fizikisht, ndihem shumë mirë. Më pëlqen të jem shtatzënë. Jam e fiksuar me idenë e të qenit shtatzënë. Por, këtë herë, ndryshe nga 3 shtatzënitë e mëparshme, po ndiqem me një grup mjekësh, të cilët në muajt e parë më dhanë shumë rregulla”, tha ajo.

Rregullat përfshinin: Ndalimin e ca ushtrimeve, udhëtimeve me avion, të kafeinës, madje nuk i lejohej as seksi.

Ajo tha se në fillim të shtatzënisë, kishte pak frikë, e cila s’ka qenë më parë prezente, në shtatzënitë e saj me Mason, Penelope dhe Reign, gjithsesi, sipas saj, nuk shqetësohet më, flet shumë me bebushin dhe lutet shumë. “Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse. Kam shumë mirënjohje”, shtoi ajo.

Në të njëjtën intervistë, ajo foli edhe për komentet e njerëzve mbi shtatzëninë në moshën 44-vjeçare. Kourt tha se këto komente nuk e prekin. “Për ata që i bëjnë (komentet) u them: “Si guxoni të vini në diskutim planin e Zotit?”, u shpreh ajo.

Linku: https://www.today.com/parents/celebrity/kourtney-kardashian-criticism-pregnant-age-44-rcna120364

Foto: https://www.instagram.com/kourtneykardash/?hl=en