Business / Technology

Pas 5 viteve, telefonat inteligjentë do të jenë me ekrane riparuese në horizont

Telefonat inteligjentë me ekrane riparuese pritet të dalin në treg në vitin 2028, sipas analistëve të CCS Insight.

Sipas CCS Insight, në parashikimin e tyre për teknologjinë në vitin 2024 dhe më tej, pritet që kompanitë prodhuese të fillojnë të zhvillojnë smartphone me ekrane “vetë-shëruese”, brenda pesë viteve të ardhshme.

Kjo teknologji do të përdorë “veshje nano” për të riparuar dëmtimet në ekran.

Kur ekranin e smartphone-it e gërvishtin, “veshja nano” krijon një material të ri që do të ndryshojë dhe rregullojë dëmtimin në kontakt me ajrin, duke eliminuar kështu dëmet.

Sipas ekspertëve, ky koncept nuk është thjesht fantazi, por një mundësi reale për të ardhmen e teknologjisë së telefonave inteligjentë.

E themeluar në vitin 1993, CCS Insight është vendosur si një autoritet global në fushën e teknologjisë.

Nga inteligjenca artificiale deri tek realiteti virtual dhe nga pajisjet 5G tek transformimi i vendit të punës, CCS Insight vëzhgondhe vlerëson ndryshimet në tregjet globale të teknologjisë me lëvizje të shpejtë për të kuptuar se kush është duke vendosur agjendën dhe çfarë po i jep formë të ardhmes.

Linku: https://indianexpress.com/article/technology/tech-news-technology/smartphones-with-self-repairing-display-by-2028-8979196/

Foto: Freepik.com