ShowBiz

Nick Jonas puth vajzën Malti gjatë koncertit të “Jonas Brothers” në Florida

Koncerti i fundit i këngëtarit, Nick Jonas ishte më i veçantë, pasi pjesë e audiencës ishte edhe një person i afërt i tij – vajza, Malti.

Ndërsa performonte me “Jonas Brothers” në Orlando të Floridas, ylli i hitit “Jealous”, tregoi pak dashuri për një palë fansash veçanërisht entuziastë – gruan e tij, Priyanka Chopra Jonas dhe vajzën e tyre, Malti.

Pamjet e kapura nga fansat e koncertit të shpërndara në TikTok tregojnë vajzën 20-muajshe të veshur me tutu dhe një palë kufje të mëdha, që anulojnë zhurmën – duke parë babanë e saj duke performuar hitin e tij të ri “When You Look Me in the Eyes ” nga rreshti i parë me nënën e saj, Chopra Jonas.

Ndërsa, Jonas performonte këngën në skenën Amway Center, ai iu afrua ngadalë Maltit, e cila qëndronte e mbështetur nga nëna e saj.

Nick ia zgjati dorën dhe u shfaq duke thënë diçka që e bëri Chopra Jonas të qeshte. Më pas ai i dha një puthje në ball vogëlushes përpara se të rifillonte performancën e tij.

Jonas gjithashtu ndau një foto familjare nga prapaskenat e shfaqjes në Florida në Instagram.

“Sillni familjen tuaj në ditën e punës”, ka shkruar ai mbi fotografitë e publikuara.

Para se të fillonte turneun e tij aktual në gusht, Jonas – së bashku me vëllezërit Joe dhe Kevin Jonas – në një intervistë për People, ka folur rreth atësisë.

Linku: https://www.instagram.com/nickjonas/

Foto: https://www.instagram.com/nickjonas/